Komandant Selami: Sepahu do të hakmerret ndaj terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52772-komandant_selami_sepahu_do_të_hakmerret_ndaj_terroristëve
Zv/komandanti i përgjithshëm i forcave të Gardës Revolucionare Sepah, pasi dënoi sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran, vuri në dukje se kjo forcë do të hakmerret ndaj terroristëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 09, 2017 08:18 Europe/Tirane
  • Komandant Selami: Sepahu do të hakmerret ndaj terroristëve

Zv/komandanti i përgjithshëm i forcave të Gardës Revolucionare Sepah, pasi dënoi sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran, vuri në dukje se kjo forcë do të hakmerret ndaj terroristëve.

Kolonel Husein Selami, ditën e enjte në një intervistë për kanalin 2 të radiotelevizionit shtetëror të Iranit, tha se Garda Revolucionare nuk bën shaka me askënd në sektorin e sigurisë dhe do të hakmerret ndaj elementëve përgjegjës për sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran. Nga sulmet e elementëve të ISIS në Teheran, 17 shtetas iranianë u martirizuan. Kolonel Selami theksoi se sulmet terroriste në Teheran janë plan i përbashkët i Amerikës, regjimit sionist dhe i regjimit Saudit dhe shtoi se Irani do të groposë ata të cilët synojnë të rrezikojnë sigurinë e vendit. Zv/komandanti i përgjithshëm i Sepahut, tha se puna e forcave të rendit dhe të sigurisë në shuarjen e këtij komploti ishte jashtëzakonisht e vlerësueshme dhe shtoi se kombi iranian duhet përgëzuar për këtë fitore të madhe. Armiqtë e Iranit Islamik në rajon kanë dështuar dhe ISIS po shkatërrohet, tha në fjalën e tij kolonel Selami. Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Sepah, tha se sot Republika Islamike e Iranit ka iniciativën kryesore politike në rajon dhe shtoi se Irani luan rol përcaktues në zhvillimet e rajonit.