Lideri suprem: Sulmet terroriste nuk krijojnë boshllëk në vullnetin e kombit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52776-lideri_suprem_sulmet_terroriste_nuk_krijojnë_boshllëk_në_vullnetin_e_kombit
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, pas sulmeve terroriste në Teheran, nxori një deklaratë ngushëlluese ku thotë: Ky krim nuk do të krijojë boshllëk në vullnetin e kombit iranian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 09, 2017 08:18 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Sulmet terroriste nuk krijojnë boshllëk në vullnetin e kombit

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, pas sulmeve terroriste në Teheran, nxori një deklaratë ngushëlluese ku thotë: Ky krim nuk do të krijojë boshllëk në vullnetin e kombit iranian.

Zyra për informim e lidershipit në Iran, njoftoi se Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në mesazhin e tij ka thënë: Sulmet terroriste të ditës së mërkurë në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe në godinën e parlamentit islamik të Iranit, është tregues i qartë i armiqësisë së mercenarëve të arrogancës ndaj popullit iranian dhe ndaj çdo gjëje që lidhet me revolucionit si shteti islamik i Iranit dhe lidershipi. Ajetollah Khamenei në vazhdim theksoi; Të tilla sulme janë jashtëzakonisht të vogla dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojnë në vullnetin e kombit iranian. Rezultati i të tilla krimeve nuk është gjë tjetër veçse rritja e urrejtjes ndaj qeverisë amerikane dhe elementëve të varur prej saj në rajon si regjimi Al Saud, ndërkohë që kombi iranian do të vazhdojë të jetë i bashkuar dhe me vullnet të fortë. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, në fund të mesazhit të tij shprehu ngushëllimet për martirët e këtij sulmi terrorist dhe u lut për shërimin sa më të shpejtë të personave të plagosur. Mëngjesin e së mërkurës, dy grupe terroriste kanë sulmuar mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe godinën e parlamentit në Iran duke martirizuar 17 iranianë dhe plagosur me dhjetëra të tjerë.