Zarif takohet me ministrin e punëve të jashtme të Kinës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit të enjten në mbrëmje u takua me homologun e tij kinez Vang Ji në Astana të Kazakistanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif ka shkuar për një vizitë në Astana të Kazakistanit për të marrë pjesë në takimin e krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait ku parashikohet se një prej temave kryesore do të jetë anëtarësimi i Iranit në këtë organizatë. Zarif do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes se panairit ndërkombëtar "Ekspo 2017". Vang Ji, ministri i jashtëm i Kinës, në takim me z. Muhamed Xhavad Zarif, dënoi sulmet terroriste të ditës së mërkurë në Teheran dhe shprehu solidaritetin e qeverisë së Kinës me qeverinë e Iranit. Ministri i jashtëm i Kinës në këtë takim, gjithashtu, theksoi përsëri përkrahjen e Pekinit ndaj anëtarësimit zyrtar të Republikës Islamike të Iranit në Organizatën për Bashkëpunim të Shanghait. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës në këtë takim kanë biseduar edhe në lidhje me çështjet bilaterale, bashkëpunimet bankare, eksportin e produkteve petrokimike të Iranit në Kinë, krizës së fundit mes disa vendeve arabe në rajonin e Gjirit Persik dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore.