Zarif takohet me presidentin e Afganistanit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit të enjten pasdite u takua me Ashraf Ghani, presidentin e Afganistanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme, gjatë qëndrimit të tij në Astana të Kazakistanit, zhvilloi një takim edhe me presidentin e Afganistanit. Z. Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit, në këtë takim dënoi sulmet terroriste të së mërkurën në Teheran dhe shprehu ngushëllime për viktimat e këtij sulmi dhe solidaritet me liderin suprem të Revolucionit Islamik dhe me qeverinë dhe popullin e Iranit. Z. Ashraf Ghani në këtë takim tha se terroristët sulmuan dy qendra shumë të rëndësishme për popullin e Iranit dhe shtoi se vendet e botës duhet të bashkëpunojnë më shumë për të luftuar kundër terrorizmit. Ministri i jashtëm i Iranit dhe presidenti i Afganistanit në këtë takim biseduan edhe në lidhje me çështje të ndryshme rajonale si tensionet e fundit mes vendeve arabe të rajonit dhe theksuan në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes këtyre vendeve nëpërmjet dialogut.