Varrosen viktimat e sulmeve terroriste në Teheran
(last modified Fri, 09 Jun 2017 15:18:58 GMT )
Qershor 09, 2017 17:18 Europe/Tirane
  • Varrosen viktimat e sulmeve terroriste në Teheran

Ceremonia e varrimit të kufomave të viktimave të sulmeve terroriste të së mërkurës në Teheran u zhvillua pas namazit të së premtes në Teheran me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve dhe të funksionarëve shtetërorë të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se sot në mëngjes u zhvillua edhe ceremonia e homazheve të fundit për viktimat e sulmeve terroriste në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit në Teheran në të cilën morën pjesë z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit të Iranit, si dhe funksionarë shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Vlen të theksohet se të mërkurën më 7 qershor 2017, në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit, u kryen sulme terroriste, por në fund përfunduan me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe me vrasjen e terroristëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 17 qytetarë iranianë dhe u plagosen 52 të tjerë. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këto sulme.

 

Tags