Zarif takohet me Kofi Anan
Qershor 14, 2017 03:57 Europe/Tirane
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Kofi Anan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, të martën zhvilluan një takim gjatë punimeve të Forumit të Oslos në Norvegji.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se të dy palët në këtë takim kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme globale dhe rajonale. Zarif para këtij takimi ka zhvilluar një takim dhe ka biseduar edhe me ministrin e punëve të jashtme të Norvegjisë dhe të Indonezisë, si dhe me shefen e diplomacisë evropiane. Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të hënën ka shkuar në Norvegji për të marrë pjesë në Forumin e Oslos 2017.
Tags