Përfundon vizita e ministrit të jashtëm iranian në Oslo
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53144-përfundon_vizita_e_ministrit_të_jashtëm_iranian_në_oslo
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë shkoi në Oslo për të marrë pjesë në samitin e forumit të Oslos dhe për tu takuar me funksionarë dhe personalitete ndërkombëtare pjesëmarrës në këtë takim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2017 04:30 Europe/Tirane
  • Përfundon vizita e ministrit të jashtëm iranian në Oslo

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë shkoi në Oslo për të marrë pjesë në samitin e forumit të Oslos dhe për tu takuar me funksionarë dhe personalitete ndërkombëtare pjesëmarrës në këtë takim.

Pas përfundimit të vizitës në Norvegji, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë u nis për në Teheran. Në ditën e parë të vizitës së tij në Oslo ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me homologun e tij norvegjez dhe indonezian. Ditën e hënë, Muhamed Xhavad Zarif pati një takim me Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane me të cilën diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe botërore dhe mbi marrëveshjen bërthamore. Ditën e martë shefi i diplomacisë iraniane mori pjesë në forumin e Oslos. Gjatë qëndrimit në Oslo, ministri i jashtëm iranian u takua me homologët e tij nga Sllovakia, Bosnja, Kenia, me Kofi Anan ish sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe me mendimtarë dhe hulumtues nga Evropa dhe Amerika.