Zarif viziton Algjerinë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në krye të një delegacioni politik ka shkuar në Algjeri për tu takuar me funksionarët e këtij vendi.
Z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të dielën pasi arriti në Algjer, kryeqyteti i Algjerisë, u prit nga Abdulkadir Mesahel, ministri i punëve të jashtme të Algjerisë dhe Reza Ameri, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Algjeri. Z. Zarif gjatë kësaj vizite do të takohet me funksionarët e lartë të Algjerisë duke përfshirë edhe kryeministrin e këtij vendi. Temë kryesore e takimeve të ministrit të jashtë iranian në Algjeri do të jenë zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve dhe çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme. Zarif në kuadër të këtij turneu do të vizitojë edhe Muritaninë dhe Tunizinë.