Ministri i punëve të jashtme të Iranit viziton Muritaninë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim të turneut të tij në Afrikë, sot në mëngjes arriti për një vizitë në Muritani për të biseduar me funksionarët e këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas arritjes në aeroportin e Navakshotit, u prit nga Isselkou Ahmed Izil Bih, ministri i jashtëm i Muritanisë. Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas takimeve me funksionarë të lartë të Algjerisë dhe pas ceremonisë zyrtare të përcjelljes të organizuar nga Abdulkadir Mash'al, ministri i jashtëm i Algjerisë, u largua nga Algjeria në drejtim të Muritanisë. Z. Zarif të dielën ka shkuar në Algjeri dhe u takua me Abdulmaxhid Tebboune, kryeministrin e Algjerisë, si dhe me funksionarë të tjerë të lartë të këtij vendi. Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas bisedimeve me funksionarët e lartë të Muritanisë, sot pasdite do të shkojë në Tunizi dhe do të takohet me funksionarët e lartë të këtij vendi.