Zarif mbërrin në Tunizi
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif arriti në Tunizi të hënën në raundin e tij të tretë të turneut rajonal në Afrikën e Veriut.
Ai u mirëprit në aeroport nga homologu i tij tunizian Khemaies Xhihinaui. Zarif është planifikuar të zhvillojë bisedime me presidentin e këtij vendi Mohamed Beji Caid Essebsi dhe Ministrin e Jashtëm Xhhinaui. Udhëtimi rajonal i ministrit të jashtëm iranian filloi të dielën, i cili së pari shkoi në Algjeri ku u takua me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të këtij vendi. Pas bisedimeve me zyrtarë të lartë algjerianë, Zarif u largua nga Algjeria të hënën në mëngjes për në Mauritani. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi tha më parë se vizita synon thellimin e lidhjeve të ndërsjella të Iranit me vendet e Afrikës së Veriut. Diskutimi i zhvillimeve rajonale si kriza siriane dhe çështjet e Gjirit Persik janë ndër objektivat e vizitës së z. Zarif.