Zarif takohet me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Tunizisë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të hënën në mbrëmje është takuar në mënyrë të ndarë me presidentin e Tunizisë dhe me ministrin e jashtëm tunizian.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në fazën e fundit të turneut të tij në Afrikën Veriore, të hënën në mbrëmje arriti në Tunizi. Muhamed Xhavad Zarif pas takimit me Bexhi Kaid Essebsi, presidentin e Tunizisë, në një konferencë për shtyp, deklaroi se të dy palët në këtë takim kërkuan shtimin e bashkëpunimeve Iran-Tunizi në sektorë të ndryshëm. Z. Zarif theksoi: "Në këtë takim, gjithashtu, është biseduar edhe rreth çështjeve të ndryshme rajonale si kriza në Jemen, Siri dhe problemet e fundit të krijuara në mes vendeve arabe të Gjirit Persik". Z. Zarif më pas u takua dhe bisedoi edhe me Khamis Al-Xhahinavi, ministrin e punëve të jashtme të Tunizisë. Ministri i jashtëm i Iranit pas përfundimit të turneut të tij dyditor në Afrikën Veriore, të martën në mëngjes u largua nga Tunizia në drejtim të Teheranit. Ministri i jashtëm iranian gjatë këtij turneu ka vizituar tre vende Algjerinë, Muritaninë dhe Tunizinë ku u takua dhe bisedoi me funksionarët e lartë të këtyre vendeve.