Gjeneral Ismaili: Mbështetësit e ISIS të mos provojnë forcat me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53592-gjeneral_ismaili_mbështetësit_e_isis_të_mos_provojnë_forcat_me_iranin
Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" e ushtrisë së Iranit vuri në dukje sulmin raketor të Gardës Revolucionare të Iranit kundër bastioneve të terroristëve në Siri dhe theksoi se mesazhi i Iranit për mbështetësit e grupit terrorist ISIS është ky që ata të mos provojnë forcat me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 20, 2017 08:59 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ismaili: Mbështetësit e ISIS të mos provojnë forcat me Iranin

Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" e ushtrisë së Iranit vuri në dukje sulmin raketor të Gardës Revolucionare të Iranit kundër bastioneve të terroristëve në Siri dhe theksoi se mesazhi i Iranit për mbështetësit e grupit terrorist ISIS është ky që ata të mos provojnë forcat me Iranin.

Grada e Revolucionit Islamik të Iranit me qëllim të ndëshkimit të terroristëve takfirist në Siri, sulmoi me gjashtë raketa me rreze të shkurta veprimi bazën komanduese dhe bastionet e terroristëve të ISIS në rajonin Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë. Gjeneral Farzad Ismaili, komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" e ushtrisë së Iranit, të martën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: "Mbrojtja e Republikës Islamike të Iranit është një përgjigje e ashpër dhe baza kundërajrore "Khatemul-Anbija" e ushtrisë së Iranit në shtator të vitit 2014 ka detyruar një avionë transportues të forcave ICAF të ulët në mënyrë urgjente në aeroportin e Bandar Abasit për shkak se piloti kishte dhënë informacione jo të sakta dhe në fund u detyrua të kërkojë falje". Mbrojtja ajrore e Iranit është në nivel të lartë dhe çfarëdo lloj mjeti fluturues duhet të marrë leje për ta përdorur hapësirën ajrore të Iranit.