Marrëveshje bashkëpunimi Iran-Itali për zgjerimin fushave të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53600-marrëveshje_bashkëpunimi_iran_itali_për_zgjerimin_fushave_të_naftës
Kompania iraniane e naftës dhe kompania iraniane ENI e naftës së Italisë kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e dy fushave të naftës dhe gazit në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 20, 2017 13:15 Europe/Tirane
  • Marrëveshje bashkëpunimi Iran-Itali për zgjerimin fushave të naftës

Kompania iraniane e naftës dhe kompania iraniane ENI e naftës së Italisë kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e dy fushave të naftës dhe gazit në Iran.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, marrëveshja është nënshkruar nga Golamreza Manucehri zv/kreu i kompanisë kombëtare iraniane të naftës dhe Antonio Valla zv/drejtori i kompanisë ENI të Italisë. Bashkëpunimi do të përqendrohet në fushën e gazit Kish dhe në fazën e tretë të fushës së naftës Darkhoin në qytetin Khorramshahr. Në fazën e parë është projektuar prodhimi i 50 mijë fuçive nafte dhe i 70 milion m3 gaz. Në fazën e dytë është programuar prodhimi i 110 mijë fuqi naftë dhe i 210 metër kub gaz.