Irani do t’i përgjigjet fuqishëm çdo kërcënimi
(last modified Wed, 21 Jun 2017 19:59:51 GMT )
Qershor 21, 2017 21:59 Europe/Tirane
  • Irani do t’i përgjigjet fuqishëm çdo kërcënimi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneral major Muhamed Bageri, deklaroi se siguria e vendit është një vijë e kuqe e Iranit dhe shtoi se forcat e armatosura janë të gatshme t'i përgjigjen me forcë çdo kërcënimi ose agresioni ndaj sigurisë kombëtare të Republikës Islamike.

Gjeneral major Bageri e bëri deklaratën në një mesazh të lëshuar të mërkurën pas sulmit raketor të Iranit kundër objektivave të ISIS në Sirinë lindore javën e kaluar. Garda e Revolucionit Islamik hodhi gjashtë raketa balistike tokë-tokë në bazat e ISIS në Deir al-Zur të Sirisë të dielën, në shenjë hakmarrjeje për sulmet terroriste të dy qershorit në kryeqytetin iranian Teheran, ku u vranë të paktën 17 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë. "Operacioni i fuqishëm raketor  i Gardës Revolucionare që shkatërroi qendrën komanduese të terroristëve takfiristë në Deir al-Zur të Sirisë tregoi se siguria kombëtare është një vijë e kuqe për Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit”-theksoi gjeneral major Muhamed Bageri. Bageri tha se sulmi me raketa, i cili erdhi pasi Senati i SHBA votoi për sanksione të reja kundër Iranit, e bëri armikun të kuptojë se "çdo kërcënim ose veprim agresiv ndaj sigurisë së vendit do të përballet me përgjigjen e fuqishme të Forcave të Armatosura të Iranit".

 

Tags