Shkatërrohet një grup terrorist në Kurdistanin e Iranit nga Garda Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53780-shkatërrohet_një_grup_terrorist_në_kurdistanin_e_iranit_nga_garda_revolucionare
Zyra për informim i bazës "Hamze Sejedu-Shuheda" të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit sot (të premten)  në mëngjes, njoftoi për shkatërrimin e një grupi terrorist në rajonin e Kurdistanit të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 23, 2017 04:01 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një grup terrorist në Kurdistanin e Iranit nga Garda Revolucionare

Zyra për informim i bazës "Hamze Sejedu-Shuheda" të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit sot (të premten)  në mëngjes, njoftoi për shkatërrimin e një grupi terrorist në rajonin e Kurdistanit të Iranit.

Sipas këtij burimi, forcat tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit janë përleshur me një grup terrorist të mbështetur nga arroganca botërore. Baza "Hamze Sejedu-Shuheda" e Gardës Revolucionare të Iranit ka thënë se ky grup terrorist ka tentuar të kryente sulme terroriste për ta prishur sigurinë e Iranit, por është identifikuar nga forcat e kësaj baze dhe pas një përleshje në rajonin e Kurdistanit të Iranit, janë vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi dhe një tjetër është arrestuar. Gjatë këtij operacioni është zbuluar dhe konfiskuar një sasi e armëve dhe municionit të terroristëve.