Një film iranian nominohet për çmimin e festivalit të Munihut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54088-një_film_iranian_nominohet_për_çmimin_e_festivalit_të_munihut
Filmi i kinematografisë iraniane me emrin "Shkuarja" i regjisorit Navid Mahmudi është nominuar për çmimin e festivalit të filmit në Munih të Gjermanisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 26, 2017 08:19 Europe/Tirane
  • Një film iranian nominohet për çmimin e festivalit të Munihut

Filmi i kinematografisë iraniane me emrin "Shkuarja" i regjisorit Navid Mahmudi është nominuar për çmimin e festivalit të filmit në Munih të Gjermanisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se filmi i kinematografisë iraniane me emrin "Shkuarja" konkurron me 11 filma të tjerë nga e gjithë bota për të marrë çmimin 12000 eurosh në festivalin e Munihut i cili konsiderohet festivali më i madh veror i filmit në Evropë. Filmi i kinematografisë iraniane me emrin "Shkuarja" më parë ka marrë çmimin për regji më të mirë në festivalin e filmit "Busan" në Korenë Jugore dhe çmimin për rolin më të mirë të artistes femër në festivalin e Marokut, muajin e kaluar në festivalin ndërkombëtar të filmit në Tripoli të Libanit, fitoi çmimin e filmit më të mirë.  Filmi i kinematografisë iraniane "Shkuarja" më parë është shfaqur edhe në Amerikë, Belgjikë dhe Afganistan. Filmi i kinematografisë iraniane "Shkuarja" është një produksion i përbashkët mes Iranit dhe Afganistanit i vitit 2015-2016.