Zarif: Siguria nuk mund të blihet
Ministri i Jashtëm i RII z. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi: “Duhet harrur ideja se duke krijuar pasiguri për të tjerët, garanton sigurinë tënde”.
Në një fjalim në mbledhjen vjetore të Këshillit Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë (ECFR) në Berlin të hënën, Zarif theksoi rolin e rëndësishëm të Evropës në promovimin e dialogut në Lindjen e Mesme dhe shtoi: "Bashkimi Evropian nuk mund të mendojë për fitore me koston e dështimit të të tjerëve. Kjo është një çështje për të cilën Irani është shumë i vetëdijshëm. Bashkimi Evropian gëzon aftësitë dhe vlerat e nevojshme për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gjirin Persik ".Shefi i diplomacisë iraniane iu referua marrëveshjes bërthamore si një shembull i zgjidhjes së problemeve dhe theksoi se ekziston nevoja e një forumi të sigurisë rajonale në Gjirin Persik për të nxitur dialogun. Ai tha se marrëveshja bërthamore e Iranit ishte e suksesshme, sepse ajo ishte konsideruar nga të gjithë si një fitore dhe "duhet të mbajmë parasysh rëndësinë e mendimit që del nga një grupim pozitiv”. Në fjalimin e tij, Zarif ju referua shkaqeve rrënjësore të problemeve dhe pasigurisë në Gjirin Persik dhe në veri të Afrikës dhe tha se rajoni vuan nga problemet strukturore, asimetri në madhësi, pasuri dhe popullsi dhe paaftësia e vendeve të rajonit për t'ju përgjigjur nevojave të popujve për një jetesë më të mirë, duke çuar në reagimet e dhunshme të të rinjve. Zarif tha se shpresa dhe optimizmi personal është një nga elementët kryesorë të stabilitetit social dhe ndërkombëtar dhe mungesa e shpresës do të sjellë urrejtje. "Siguria nuk mund të blihet dhe politika e jashtme nuk është një mall. Marrëveshjet e armëve nuk nënkuptojnë partneritet"-tha ministri i Jashtëm iranian. Duke hedhur poshtë dialogun predikues saudit për të treguar të metat e të tjerëve, Zarif tha se një lloj i tillë i qasjes është i ngjashëm me dialogun e ISIS-it. "Predikimi i urrejtjes dhe i eliminimit në rajonin tonë mund të eksportohet në katër anët e globit dhe të rezultojë në katastrofa të paparashikueshme"-nënvizoi Zarif. Ministri i Jashtëm i RII arriti të hënën në Berlin për të mbajtur takime bilaterale dhe për të marrë pjesë në takimin vjetor të EFCR. Ai do të vizitojë Italinë pas vizitës në Gjermani.