Bisedimet e ministrit të punës dhe mirëqenies sociale në Kroaci
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54152-bisedimet_e_ministrit_të_punës_dhe_mirëqenies_sociale_në_kroaci
Ministri i punës dhe mirëqenies sociale të Iranit gjatë vizitës së tij në Kroaci është takuar dhe ka biseduar me ministren e ekonomisë dhe me ministrin e punës dhe çështjeve të pensionistëve të Kroacisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 27, 2017 08:26 Europe/Tirane
  • Bisedimet e ministrit të punës dhe mirëqenies sociale në Kroaci

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale të Iranit gjatë vizitës së tij në Kroaci është takuar dhe ka biseduar me ministren e ekonomisë dhe me ministrin e punës dhe çështjeve të pensionistëve të Kroacisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Rabi'i, ministri i punës dhe i mirëqenies sociale të Iranit i cili në shoqërim të një delegacioni ekonomik dhe shoqëror po qëndron për një vizitë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë, të hënën është takuar me Martina Daliç, ministren e ekonomisë së Kroacisë dhe me Marko Paviç, ministrin e punës dhe çështjeve të pensionistëve të Kroacisë. Z. Ali Rabi'i në këto takime ka biseduar në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve. Martina Daliç në takim me z. Ali Rabi'i, deklaroi: "Marrëdhëniet bankare mes Iranit dhe Kroacisë do të vendosen së shpejti dhe do të zgjerohen. Z. Ali Rabi'i në takim me z. Marko Paviç, bisedoi në lidhje me shkëmbimin e eksperiencave në fushën e çështjeve të pensionistëve mes të dy vendeve. Investimi i kompanive kroate në industrinë e energjisë elektrike të Iranit, sidomos në turbinat elektrike, prodhimin e vagonëve elektrik në Iran, importin e produkteve bujqësore nga Iranit dhe transferimin e shkencës dhe teknologjisë në sektorin e ndërtimit të anijeve dhe transportit detar, ishin tema të tjera të bisedimeve të ministrit të punës dhe mirëqenies sociale të Iranit me funksionarët e Kroacisë.