Zarif: Marrëveshjet Iran-Itali në fazën e zbatimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54248-zarif_marrëveshjet_iran_itali_në_fazën_e_zbatimit
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif tha të mërkurën se Irani dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje të mira pas vizitës së presidentit iranian z. Hasan Ruhani në Romë dhe pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2017 15:51 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëveshjet Iran-Itali në fazën e zbatimit

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif tha të mërkurën se Irani dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje të mira pas vizitës së presidentit iranian z. Hasan Ruhani në Romë dhe pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Ai gjatë takimit me kryeministrin italian  Paolo Gentiloni ka diskutuar në lidhje me  bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar midis Iranit dhe Italisë". Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe në lidhje me rolin e Evropës që mund të luaj në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe bashkëpunimin me Iranin në çështjet rajonale. Z. Zarif ka thënë se gjatë takimit të tij me zyrtarët e lartë italianë janë arritur rezultate të mira sa i përket vazhdimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Vlen të theksohet se ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif po qëndron për një vizitë në Itali.