Angelino Alfano: Italia kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54274-angelino_alfano_italia_kërkon_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Ministri i punëve të jashtme të Italisë të mërkurën në mbrëmje në takim me ministrin e punëve të jashtme të Iranit, theksoi zgjerimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • Angelino Alfano: Italia kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Ministri i punëve të jashtme të Italisë të mërkurën në mbrëmje në takim me ministrin e punëve të jashtme të Iranit, theksoi zgjerimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Republikën Islamike të Iranit.

Angelino Alfano në takim me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e jashtëm të Iranit që u zhvillua në Romë, gjithashtu, deklaroi se marrëveshja bërthamore Iran-Grupi 5+1 është faktor për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar dhe deklaroi mbështetjen e vendit të tij ndaj kësaj marrëveshje. Ministri i jashtëm i Italisë në këtë takim vuri në dukje edhe sulmin terrorist të fundit në Teheran dhe theksoi nevojën për luftë serioze kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Nga ana e tij, z. Muhamed Xhavad Zarif në këtë takim vuri në dukje nivelin e mirë të marrëdhënieve Iran-Itali dhe tha se zhvillimi i kontakteve më të mëdha mes delegacioneve ekonomike dhe bankare të të dy vendeve, do të forcojë më shumë marrëdhëniet bilaterale.