Bashkëpunimi me vendet evropiane mund të garantojë sigurinë në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54300-bashkëpunimi_me_vendet_evropiane_mund_të_garantojë_sigurinë_në_botë
Zëdhënësi i MPJI tha se bashkëpunimi me vendet e pavarura evropiane në kushtet kur qeveria amerikane ka prishur të gjithë balancën botërore, mund të jetë garantuese e sigurisë në botë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 29, 2017 13:22 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi me vendet evropiane mund të garantojë sigurinë në botë

Zëdhënësi i MPJI tha se bashkëpunimi me vendet e pavarura evropiane në kushtet kur qeveria amerikane ka prishur të gjithë balancën botërore, mund të jetë garantuese e sigurisë në botë.

Behram Kasemi, informoi mbi vizitën e ministrit të jashtëm të RII z. Muhamed Xhavad Zarif në Gjermani, Itali dhe Francë dhe tha se në kushtet aktuale të rajonit dhe duke pasur parasysh domosdoshmërinë e luftës kundër terrorizmit që ka përfshirë jo vetëm rajonin e Lindjes së Mesme por edhe Evropën, bisedimet dhe kontaktet e Iranit me vendet evropiane kanë rëndësi të madhe. Në fillim ministri i jashtëm i RII shkoi në Berlin dhe më pas në Itali. Nga Italia shefi i diplomacisë iraniane shkoi në Paris ku do të takohet me Emanuel Makron president i Francës. Zëdhënësi Kasemi tha se Irani ka marrëdhënie të vjetra me Gjermaninë, Italinë dhe Francën dhe shtoi se këto marrëdhënie dhe ky bashkëpunim nuk do të jetë kundër asnjë vendi.