Zarif: Urdhri anti-emigracion i Trump, paturpësi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54350-zarif_urdhri_anti_emigracion_i_trump_paturpësi
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i RII, urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump kundër emigrantëve e ka cilësuar të turpshëm.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 30, 2017 13:12 Europe/Tirane
  • Zarif: Urdhri anti-emigracion i Trump, paturpësi

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i RII, urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump kundër emigrantëve e ka cilësuar të turpshëm.

Gjykata e lartë amerikane ka pranuar një pjesë të urdhrit të lëshuar nga presidenti për ndalimin e futjes së shtetasve të 6 vendeve myslimane në Amerikë. Në janar dhe mars të këtij viti presidenti amerikan ka lëshuar urdhër për ndalimin e futjes së shtetasve nga Irani, Siria, Jemeni, Somalia, Libia dhe Sudani me pretekstin e përballjes mes terrorizmin, urdhër që është pezulluar nga shumë gjykata amerikane.