Larixhani uron çlirimin e qytetit Mosul
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit me anë të një mesazhi drejtuar presidentit irakian Fuad Masud dhe kryeministrit Hejdar Ebadi ka uruar fitoren e ushtrisë dhe çlirimin e qytetit Mosul të Irakut.
Në mesazhin e z. Ali Larixhani thuhet: Irani uron fitoren me vlerë që është rezultat i përkushtimit të qeverisë, të klerikut të lartë Ajetollah Sistani, popullit irakian dhe forcave popullore Hashd Shaabi, fitore që krijon kushtet për paqe të qëndrueshme në rajon dhe kushtet për shkatërrimin e terrorizmit dhe dështimin e mbështetësve financiare dhe logjistikë të tyre. Kryetari Larixhani në mesazhin e tij drejtuar presidentit theksoi domosdoshmërinë e vendosjes së rendit dhe sigurisë së qëndrueshme në Irak dhe në rajon. Forcat irakiane pasditen e së enjtes rrethuan dhe çliruan xhaminë Nuri që siç vuri në dukje kryeministri Hejdar Ebadi ishte fundi i punës së ISIS në Mosul. Kjo xhami është pushtuar prej ISIS që prej vitit 2014 dhe rreth 10 ditë më parë është shkatërruar tejmase nga grupi terrorist ISIS.