Amir Abdulahjan paralajmëron rreth lidhjes mes ISIS dhe MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54640-amir_abdulahjan_paralajmëron_rreth_lidhjes_mes_isis_dhe_mek
Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit paralajmëroi në lidhje me lidhjen e mundshme të grupit terrorist ISIS me organizatën terroriste MEK (Muxhahedine Khalk).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 04, 2017 08:25 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan paralajmëron rreth lidhjes mes ISIS dhe MEK

Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit paralajmëroi në lidhje me lidhjen e mundshme të grupit terrorist ISIS me organizatën terroriste MEK (Muxhahedine Khalk).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, të martën në faqen e tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar: "Disa të dhëna tregojnë fillimin e lidhjes mes grupit terrorist ISIS dhe grupit terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) dhe kjo çështje është e rrezikshme për sigurinë e rajonit dhe të botës". Grupi terrorist MEK me mbështetjen e Amerikës, regjimit sionist dhe Anglisë gjatë shumë sulmeve të ndryshme terroriste gjatë viteve të kaluara, ka vrarë rreth 17000 qytetarë iranianë. Grupi terrorist ISIS, gjithashtu, me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës dhe të aleateve të saj perëndimorë dhe arabë si Arabia Saudite, ka kryer krime të panumërta në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme, sidomos në Irak dhe Siri.