Irani përkrah Irakun në procesin e rindërtimit të vendit
Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit në takim me Amar Hakim kryetar i kuvendit të lartë islamik të Irakut theksoi se Irani do të ndihmojë Irakun në procesin e rindërtimit të vendit.
Në këtë takim Ali Larixhani tha se Iraku nuk duhet të lëvizje në drejtim të ndarjes dhe shpërbërjes dhe shtoi se kjo është vetëm në interes të sionistëve. Ekzistojnë shumë fusha bashkëpunimi mes Iranit dhe Irakut dhe me eliminimin e pengesave bankare, ky bashkëpunim do të zgjerohet, tha kreu i parlamentit iranian. Nga ana e tij Amar Hakim tha se Iraku pas çlirimit të qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS, ndodhet në kushte të reja dhe për këtë duhet të bëjë programe për më shumë bashkëpunim me Iranin. Forcat irakian ditën e enjte kanë çliruar xhaminë Nuri në perëndim të Mosulit që sipas kryeministrit irakian Hejdar Ebadi është fundi i ISIS në Irak. Në vitin 2014 Abu Bekr Bagdadi ka shpallur kalifatin nga xhamia Nuri në Mosul.