Ruhani: Irani mbështet stabilitetin dhe unitetin e Irakut
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani mbështet stabilitetin, tërësinë territoriale dhe unitetin e Irakut.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në takim me Sejed Amar Hakim, kryetari i Partisë Kuvendi i Lartë Islamik i Irakut, duke theksuar se Irani mbështet stabilitetin, tërësinë territoriale dhe unitetin e Irakut, deklaroi: "Çdo lëvizje që dobëson unitetin dhe integritetin territorial të Irakut, nuk është në favor të askujt dhe si e tillë është e papranueshme". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit forcimin e stabilitetit dhe unitetit në Irak e vlerësoi në interes të marrëdhënieve të dy popujve të Iranit dhe Irakut dhe shtoi: "Republika Islamike të Iranit gjithnjë kërkon marrëdhënie të forta me të gjitha vendet fqinjë, sidomos me Irakun". Presidenti iranian me këtë rast gjithashtu, uroi edhe fitoret e forcave irakiane në luftën kundër grupit terrorist ISIS për çlirimin e qytetit Mosul. Nga ana e tij Amar Hakim në këtë takim duke vlerësuar mbështetjen dhe ndihmat e Republikës Islamike të Iranit ndaj qeverisë dhe popullit të Irakut, sidomos gjatë luftës kundër ISIS, deklaroi: "Çlirimi i qytetit Mosul u bë shkak për forcimin e unitetit kombëtar në Irak". Sejed Amar Hakim, kryetari i Partisë Kuvendi i Lartë Islamik të Irakut, gjithashtu theksoi zgjerimin dhe forcimin sa më shumë të marrëdhënieve Bagdad-Teheran.