Komandanti i Sepahut: Prania e 97 anijeve luftarake para amerikanëve
Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit (Sepah) ka thënë: 97 anije luftarake të RII do të qëndrojnë 24 orë para syve të amerikanëve.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, admiral Ali Fadavi, sot në margjinat e ceremonisë përkujtimore të dëshmorëve të luftës në Khorasan që u mbajt në Mashhad, tha se marina e RII ka rritur aftësitë dhe ushtarët e Sepahut nuk hezitojnë aspak të veprojnë kundër armiqve e posaçërisht kundër Amerikës. Ai ka shtuar: Për fat të mirë sot forcat detare të Sepahut janë shumë të gatshme për çdo veprim në mbrojtje të sovranitetit të RII në pika të ndryshme të vendit. Komandnati i forcave detare të Sepahut duke deklaruar se amerikanët kanë shumë pak informacione rreth aftësivë mbrojtëse të RII, ka shtuar: Forcat detare të Sepahut kanë aftësi dhe fuqi të mëdha për t’u përballë me çdo armik.