Irani dhe Bashkimi Evropian bisedojnë për çështjet e doganave
Negociatat zyrtare të Republikës Islamike të Iranit dhe Bashkimit Evropian kanë filluar në Bruksel për zgjerimin e bashkëpunimeve doganore me qëllim të zgjerimit dhe lehtësimit të shkëmbimeve tregtare.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Masud Karbnasjan, drejtori i përgjithshëm i doganave të Iranit, është takuar në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm të doganave dhe tatimeve të Bashkimit dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me detajet e zgjerimit të bashkëpunimeve doganore, për zgjerimin dhe lehtësimin e tregtisë mes të dy palëve. Në këtë takim gjithashtu është biseduar për çuarjen përpara të negociatave në lidhje me shkëmbimin marrëveshjeve për bashkëpunimeve reciproke mes Iranit dhe BE në lidhje me çështjet doganore. Të dy palët në këtë takim kanë deklaruar se ekziston vullnet i plotë për zgjerimin e bashkëpunimeve doganore dhe atmosfera për këso bashkëpunime është tërësisht pozitive.