Irani dhe Turqia, synojnë rritjen e shkëmbimeve ekonomike në 50 miliardë dollarë
Ministri i Komunikacionit dhe Teknologjisë Informative i Iranit dhe Ministri turk i Ekonomisë theksuan se niveli i shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve do të arrijë në 50 miliardë dollarë.
Mahmud Vaezi dhe Nihat Zeybekci, tha se deri në fund të këtij viti niveli i shkëmbimeve ekonomike mes Iranit dhe Turqisë do të arrij në 30 miliard dollarë ndërkohë që sipas vendimeve të komisioneve ekonomike të të dy vendeve, është parashikuar rritje e kuotës së shkëmbimeve ekonomike. Në takimin e grupeve të tregtisë së Iranit dhe Turqisë që u mbajt në vitin 2015, është rënë dakord për ngritjen e nivelit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Vlen të theksohet se ministri i Ekonomisë së Turqisë së bashku me një delegacion afaristësh dhe tregtarësh po zhvillon një vizitë në Teheran.