Irani merr masa përkatëse për parandalimin e çfarëdo lloj agresioni të mundshëm
Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se janë paraparë masat përkatëse për tu përballur me çfarëdo lloj agresioni të mundshëm.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Kiomars Hejdari, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, dielën gjatë një vizite që bëri në repartin e forcave speciale policore të Iranit në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit, tha: "Në rrethanat aktuale kurrfarë rreziku nuk e kërcënon Republikën Islamike të Iranit dhe forcat tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë në gatishmëri të plotë dhe për çdo ditë po shtojnë gatishmërinë e tyre luftarake". Ndërkohë gjeneral Ahmedreza Pur Dastan, zv/komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu në këtë ceremoni deklaroi: "Njësia speciale e forcave policore të Iranit është pajisur me pajisjet më të sofistikuara për identifikimin dhe faktorëve destruktiv dhe për tu përballur me çfarëdo lloj kërcënimi të mundshëm".