Korrik 09, 2017 15:36 Europe/Tirane
  • Qyteti historik Jazd në listën e UNESCO-s

Komiteti për trashëgimi botërore i UNESCO-s në takimin e 41-të të tij që u zhvillua në qytetin Krakov të Polonisë, regjistroi qytetin e vjetër historik Jazd në qendër të Iranit në listën e trashëgimisë botërore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo është hera e parë që një prej qyteteve historike të Iranit regjistrohet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përfaqësuesit e Republikës së Azerbajxhanit, Turqisë, Vietnamit, Tunizisë dhe të Libanit gjatë fjalimeve të tyre kanë mbështetur regjistrimin e qytetit historik Jazd në listën e trashëgimisë botërore. Komiteti për trashëgimi botërore të UNESCO-s për çdo vit organizon një takim të përgjithshëm në vende dhe qytete të ndryshme për shqyrtimin dhe regjistrimin e monumenteve historike dhe kulturore në listën e trashëgimisë botërore. Qyteti Jazd i Iranit është qyteti i parë me qerpiç në botë dhe pas qytetit Venice të Italisë, konsiderohet qyteti i dytë historik në botë. Prej monumenteve historike të qytetit Jazd mund të përmenden "Sheshi Amir Çakhmagh", kopshti Dovlat Abad dhe oxhaqet e erës për freskinë e ambientit të brendshëm që më i larti prej tyre është 33.80 m. Në këtë qytet gjithashtu ndodhet edhe faltorja e zjarrit "Ateshkade Bahram" në të cilën mbahet zjarri i ndezur dhe thuhet se ky zjarr është ndezur 1500 vite më parë.

Tags