Zarif uron çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55096-zarif_uron_çlirimin_e_mosulit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, me anë të një mesazhi ka uruar çlirimin e qytetit Mosul qendër e provincës Ninva në Irak, i cili ishte i pushtuar nga terroristët e ISIS.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 10, 2017 08:56 Europe/Tirane
  • Zarif uron çlirimin e Mosulit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, me anë të një mesazhi ka uruar çlirimin e qytetit Mosul qendër e provincës Ninva në Irak, i cili ishte i pushtuar nga terroristët e ISIS.

Muhamed Xhavad Zarif, në faqen e tij në Twitter, tha se kjo fitore tregoi se në kohën kur populli irakian bashkohet, atë nuk mund ta pengojë asnjë gjë. Më herët Ali Shamkhani, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare dhe gjeneral Husein Dehkan ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, në mesazhe të ndara kanë uruar çlirimin e plotë të qytetit Mosul në Irak. Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut ditën e dielë njoftoi çlirimin e plotë të qytetit Mosul qendër e provincës Ninva në veri të Irakut, qytet i cili prej vitesh mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS.