Irani i gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të Qipros
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55170-irani_i_gatshëm_për_të_ndihmuar_në_zgjidhjen_e_kontestit_të_qipros
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi domosdoshmërinë e nisjes së bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të Qipros dhe tha se Teherani është i gatshëm të japë ndihmën e nevojshme për këtë çështje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2017 05:49 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të Qipros

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi domosdoshmërinë e nisjes së bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të Qipros dhe tha se Teherani është i gatshëm të japë ndihmën e nevojshme për këtë çështje.

Behram Kasemi, tha se veprimtaria e Republikës Islamike të Iranit kundrejt çështjes së Qipros, deri më sot është bazuar në principin e stabilitetit dhe ruajtjes së unitetit të Qipros. Ai përmendi propozimin e vitit të kaluar për organizimin e negociatave të Qipros në Teheran dhe tha se akordi i arritur mes palëve 2 vite më parë për shfrytëzimin e potencialeve me anë të negociatave për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, nuk duhet të lihet në harresë. Rrugëzgjidhja përfundimtare e çështjes së Qipros duhet të bazohet në parimet e njohura ndërkombëtare dhe në bazë të akordit dypalësh për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, tha në fjalën e tij zëdhënësi Kasemi. Negociatat me karakter fitues për të dyja palët është procesi më i mirë i zgjidhjes së çështjes. Raundi i fundit i negociatave të Qipros nisi më 28 qershor dhe përfundoi më 7 korrik në Zvicër. Këto negociata përfunduan pa asnjë rezultat.