Ruhani: Populli i Iranit është ngadhënjimtar përball fuqive botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55186-ruhani_populli_i_iranit_është_ngadhënjimtar_përball_fuqive_botërore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani me forcë, unitet dhe me mbështetje ndaj diplomatëve të vet, tregoi se edhe përballë politikës së fuqive të mëdha botërore, posedon forcën e fitores.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2017 09:42 Europe/Tirane
  • Ruhani: Populli i Iranit është ngadhënjimtar përball fuqive botërore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani me forcë, unitet dhe me mbështetje ndaj diplomatëve të vet, tregoi se edhe përballë politikës së fuqive të mëdha botërore, posedon forcën e fitores.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në një ceremoni në Teheran, deklaroi: "Populli i Iranit reziston jo vetëm përball problemeve, por po ndihmon edhe popujt e rajonit si popullin e Irakut dhe të Sirisë. Populli dhe qeveria e Iranit në kushtet më të vështira ekonomike, ka ndihmuar popullin e Irakut dhe të Sirisë. Amerika dhe regjimi sionist dhe disa vende aleate të tyre në Iran, po ndjekin politikë armiqësore ndaj Iranit. Mirëpo Republika Islamik e Iranit çdo herë kur ka nevojë arrijë sukses në një çështje të rëndësishme, ka nevojë vetëm për praninë dhe mbështetjen e popullit, udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe për sakrificën e funksionarëve iranianë dhe jo për pëlqimin apo mbështetjen e fuqive të mëdha".