Ruhani: Irani kundër izolimit të Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55264-ruhani_irani_kundër_izolimit_të_katarit
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani tha të mërkurën se vendimet e gabuara të disa vendeve janë shkak i problemeve në disa vende të rajonit, përfshirë Jemenin, Sirinë, Bahrejnin dhe Katarin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 12, 2017 12:19 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani kundër izolimit të Katarit

Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani tha të mërkurën se vendimet e gabuara të disa vendeve janë shkak i problemeve në disa vende të rajonit, përfshirë Jemenin, Sirinë, Bahrejnin dhe Katarin.

Hasan Ruhani në takim me ministrin e punëve të jashtme të Omanit, Jusef Bin Alavi, tha se humbësit kryesorë në situata të tilla janë shtetet që miratojnë këto politika. Ruhani tha: "Teherani dhe Maskati gjatë viteve të fundit kanë pasur lidhje të mira dhe marrëdhëniet e mira duhet të shfrytëzohen për të nxitur bashkëpunimin në favor të të dy popujve". Duke i përshkruar marrëveshjet ekonomike ndërmjet Iranit dhe Omanit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë energjinë, portet, korridorin Veri-Jug dhe tregtinë si 'të rëndësishme', presidenti i RII u bëri thirrje të dy vendeve të përpiqen të zbatojnë marrëveshjet sa më parë. Duke theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit në zgjidhjen e problemeve rajonale, Ruhani tha: "Sot, terrorizmi, duke shkaktuar ndarje në kombësi dhe ndërhyrje të padrejtë të disa shteteve në punët e brendshme të vendeve të tjera, ka nxitur tensione në rajon të cilat kërkojnë më shumë solidaritet dhe bashkëpunim midis vendeve për të ulur këto tensione". "Republika Islamike e Iranit i është përgjigjur pozitivisht shteteve që kanë kërkuar ndihmë në luftën kundër terrorizmit", shtoi z. Ruhani. "Zhdukja e terrorizmit si një sëmundje ngjitëse në rajon ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin e të gjitha vendeve me të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e tyre", pohoi ai. Jusef Bin Alavi, nga ana e tij i përshkroi marrëdhëniet Iran-Oman si shumë të forta dhe shtoi se marrëdhëniet e dy vendeve nuk mbështeten vetëm në baza diplomatike, por janë miqësore, vëllazërore dhe të forta.