Fillon bashkëpunimi midis Iranit dhe BE në fushën e sigurisë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55280-fillon_bashkëpunimi_midis_iranit_dhe_be_në_fushën_e_sigurisë_bërthamore
Delegacioni  i lartë i BE dhe Qendra e sistemit i të sigurisë bërthamore të Iranit kanë filluar projektin e parë të përbashkët në vlerë 2.5 miliardë euro në fushën e sigurisë bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 12, 2017 15:19 Europe/Tirane
  • Fillon bashkëpunimi midis Iranit dhe BE në fushën e sigurisë bërthamore

Delegacioni  i lartë i BE dhe Qendra e sistemit i të sigurisë bërthamore të Iranit kanë filluar projektin e parë të përbashkët në vlerë 2.5 miliardë euro në fushën e sigurisë bërthamore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, delegacioni i lartë i BE dhe Qendra e sistemit të sigurisë bërthamore të Iranit, pas tre ditë negociata, të mërkurën përmes publikimit të një deklarate të përbashkët, kanë njoftuar: Ky projekt do të zgjasë tre vite e gjysmë dhe një nga qëllimet kryesore të tij është rritja e aftësive të sistemit të sigurisë bërthamore të Iranit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë krijimi i një Qendre të sigurisë bërthamore, vendosja e kuadrit mbikëqyrës dhe vlerësimi i testeve të rezistencës në një central bërthamor dhe po ashtu rritja e aktiviteteve trajnuese.  Vlen të theksohet se, shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se marrëveshja bërthamore nuk i përket vetëm një vendi të caktuar, por ajo i përket Bashkësisë Ndërkombëtare.