Fillon bashkëpunimi midis Iranit dhe BE në fushën e sigurisë bërthamore
Delegacioni i lartë i BE dhe Qendra e sistemit i të sigurisë bërthamore të Iranit kanë filluar projektin e parë të përbashkët në vlerë 2.5 miliardë euro në fushën e sigurisë bërthamore.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, delegacioni i lartë i BE dhe Qendra e sistemit të sigurisë bërthamore të Iranit, pas tre ditë negociata, të mërkurën përmes publikimit të një deklarate të përbashkët, kanë njoftuar: Ky projekt do të zgjasë tre vite e gjysmë dhe një nga qëllimet kryesore të tij është rritja e aftësive të sistemit të sigurisë bërthamore të Iranit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë krijimi i një Qendre të sigurisë bërthamore, vendosja e kuadrit mbikëqyrës dhe vlerësimi i testeve të rezistencës në një central bërthamor dhe po ashtu rritja e aktiviteteve trajnuese. Vlen të theksohet se, shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se marrëveshja bërthamore nuk i përket vetëm një vendi të caktuar, por ajo i përket Bashkësisë Ndërkombëtare.