Xhahangiri: Kontrata e Iranit dhe Total, shkaktoi dështimin e amerikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55294-xhahangiri_kontrata_e_iranit_dhe_total_shkaktoi_dështimin_e_amerikanëve
Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nënshkrimi i kontratës mes Iranit dhe kompanisë franceze Total, është bërë shkak për dështimin e amerikanëve dhe thyerjen e sanksioneve të tyre.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 13, 2017 07:42 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Kontrata e Iranit dhe Total, shkaktoi dështimin e amerikanëve

Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nënshkrimi i kontratës mes Iranit dhe kompanisë franceze Total, është bërë shkak për dështimin e amerikanëve dhe thyerjen e sanksioneve të tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is'hak XHahangiri, zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në ceremoninë e hapjes së "Muzeut të Bankës Kombëtare të Iranit" në Teheran, duke thënë se amerikanët me vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, kanë deklaruar se askush nuk ka të drejtë të investojë më shumë se 20 milionë dollarë në industrinë e naftës së Iranit, theksoi: "Nënshkrimi i kontratës mes Iranit dhe kompanisë franceze Total, shkaktoi dështimin e amerikanëve dhe sanksioneve të tyre". Kontrata e nënshkruar me 3 korrik të vitit 2017, mes Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit dhe kompanisë franceze Totar ka për qëllim zgjerimin e fazës 11 të zonës naftore Parsi Jugor dhe vlera e kësaj kontrate është llogaritur 4.8 miliardë dollarë. Me zbatimin e kësaj kontrate për zhvillimin e fazës 11 të Parsit Jugor, përveç përfitimeve të tjera Irani do të shtojë edhe prodhimin e gazit me 56 milionë m3 në ditë nga kjo zonë e gazit e cila është e përbashkët mes Iranit dhe Katarit. Fusha e gazit Parsi Jugor konsiderohet burimi më i madh i gazit në botë dhe ndodhet në vijën kufitare mes Iranit dhe Katartit.