Salehi: Amerika përballë marrëveshjes bërthamore ndjek një strategji të ngatërruar
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka thënë: Plani i Përbashkët i Veprimit e ka bërë Amerikën të ndjek një strategji të ngatërruar.
Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, të dielën në konferencën e 15-të të profesorëve dhe studentëve iranianë jashtë vendit të mbajtur në Mashhad, ka theksuar: Nëse marrëveshja bërthamore për Amerikën do të ishte e favorshme dhe në të vërtetë do ta ndalonte industrinë bërthamore të Iranit, deri më tani, Donald Trump, president i SHBA dhe regjimi sionist nuk do të ishin të shqetësuar deri në këtë masë me këtë marrëveshje. Salehi tha se Irani deri më tani ka shprehu gatishmëri për respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të arritur mes RII dhe G 5+1 dhe aktualisht është duke punuar në ndërtimin e disa centrifugave në Fordo.