Zarif: Amerika po shkel marrëveshjen bërthamore
Ministri i jashtëm i RII duke theksuar mbi respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, ka deklaruar se Amerika vazhdon edhe më tej të shkelë këtë marrëveshje.
Mohamed Xhevad Zarif, të shtunën në një intervistë me kanalin televiziv libanez Al Mejadin, duke folur në lidhje me akuzat e pabaza dhe presionet e Amerikës kundër RII sidomos sa i përket testeve raketore, ka shtuar: Sipas marrëveshjes bërthamore, testimi i raketave nuk është pjesë e kësaj marrëveshje. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump tha se në rast të shkeljes së marrëveshjes nga ana e Uashingtonit, Irani do të largohet prej marrëveshjes bërthamore. Muhamed Xhavad Zarif tha se nëse shkeljet që i bëhen marrëveshjes bërthamore do të jenë të tilla që efikasiteti i saj të humbasë, atëherë Irani do të dalë nga kjo marrëveshje.