Zarif: Varfëria mbetet sfida më e madhe e kohës së sotme
Rajoni i Azisë perëndimore akoma është i përfshirë në luftëra civile të cilat kanë rritur varfërinë e miliona njerëzve.
Ministri i jashtëm i RII të mërkurën në Nju Jork në takimin e Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB, ku temë kryesore ka qenë Zhvillimi i qëndrueshëm”, ka thënë: Gjetjet e reja të Bankës Botërore tregojnë se në vitin 2016 në mbarë botën, 9.1 % e popullsisë prej 8 miliardë banorë janë të varfër, Instituti Oxfam tha se 3.6 miliardë njerëz të kësaj popullsie jetojnë në kushte të varfra. Sigurisht se këto qendra ndërkombëtare nuk i dinë kushtet e këqija të një pjesë të popullsisë që jetojnë në dy pika të botës. Sipas treguesve të BB, ata harxhojnë më pak se 1.90 dollarë në ditë, por vlen të theksohet se situata është edhe më e keqe sa që paraqitet nga disa organizata ndërkombëtare. Duke pasur parasysh objektivat e zhvillimit pas 2015 e njohur si “Agjenda e zhvillimit pas 2015”, bëhet e ditur se një ndër objektivat kryesore dhe strategjike që janë përcaktuar janë, çrrënjosja e varfërisë në të gjitha format e saj, dhënia fund e urisë, nxitja e prosperitetit dhe sigurimi i cilësisë së arsimit për të gjithë, etj.