Kharazi: Kritikon qeverinë e Francës për mbështetje ndaj MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55860-kharazi_kritikon_qeverinë_e_francës_për_mbështetje_ndaj_mek
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie me Jashtë të Iranit duke kritikuar qeverinë e Francës për shkak të mbështetjes ndaj grupit terrorist MEK, (që është një organizatë kriminele), deklaroi: "Duhet ta dimë se ju nuk mund të pretendonin për ruajtjen e marrëdhënieve të respektueshme me Iranin në kohën kur po ndiqni politikë të dyanshme në trajtimin e grupeve terroriste".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2017 08:48 Europe/Tirane
  • Kharazi: Kritikon qeverinë e Francës për mbështetje ndaj MEK

Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie me Jashtë të Iranit duke kritikuar qeverinë e Francës për shkak të mbështetjes ndaj grupit terrorist MEK, (që është një organizatë kriminele), deklaroi: "Duhet ta dimë se ju nuk mund të pretendonin për ruajtjen e marrëdhënieve të respektueshme me Iranin në kohën kur po ndiqni politikë të dyanshme në trajtimin e grupeve terroriste".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Kamal Kharazi në një takim të zhvilluar me titull "Irani, ishulli i sigurisë në rajonin me plotë tensione të Lindjes së Mesme" në Akademinë Ndërkombëtare të Shkencave në Paris, kujtoi: "Qetësia e sotshme e Iranit nuk do të thotë se armiku ka hequr dorë nga komplotet kundër Iranit. Edhe pse forcat e sigurisë në mënyrë të vazhdueshme po vëzhgojnë dhe ndjekjen çfarëdo lloj veprimi armiqësor dhe me vigjilencë po neutralizojnë ato, regjimi sionist dhe vendet si Amerika, Arabia Saudite për fat të keq duhet të them edhe Franca, po mbështesin Muxhahedine Khalk e cila është një organizatë kriminele dhe ka vrarë me mijëra qytetarë të thjeshtë dhe civilë iranianë. Ndërkohë që kjo organizatë për shkak të krimeve të panumërta, vrasjen e qytetarëve të pafajshëm dhe tradhtisë gjatë luftës së Irakut kundër Iranit dhe spiunazhit e kryer për amerikanë, sot është një prej grupeve më të urryera në Iran.  Franca nuk mund të pretendojë ruajtjen e marrëdhënieve të respektueshme me Iranin në kohën kur po ndjek politikë të dyanshme në trajtimin e grupeve terroriste. Për popullin tonë është i pajustifikueshëm që Franca pavarësisht brengosjeve rreth veprimtarisë së këtij grupi terrorist MEK, po bëhet një vend i sigurt për këtë grup kriminel të urryer nga të gjithë populli iranian". Z. Kharazi duk vë në dukje veprimet terroriste të grupit MEK si vrasjen e shkencëtarëve atomikë, mbledhjen e informacioneve rreth Iranit për Amerikën dhe regjimin sionist, shtoi: "Nëse është e vërtetë se të gjitha veprimet e grupit terrorist MEK vëzhgohen plotësisht nga shërbimet e inteligjencës së Francës dhe neutralizohen të gjitha veprimet terroriste të këtij grupi në territorin e këtij vendi, atëherë si është e mundur që grupi terrorist MEK vazhdon krimet e tij në Iran?! Realiteti është ky që heqja e emrit të MEK nga lista e organizatave terroriste, tregon se lufta kundër terrorizmit është shndërruar në një veprim politik që zhvillohet në bazë të interesave të çastit. Për shembull, kur Sudani u njoh si politikë e kundër, u vendos në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin ndërsa kur ai filloi të bombardojë popullin e pafajshëm të Jemenit, u hoq emri i Sudanit nga kjo listë. Për fat të keq disa vende sigurinë kombëtare të tyre po e sakrifikojnë për hir të interesave financiare të përkohshme!".