Kasemi: SHBA duhet të përmbush angazhimet që dalin nga marrëveshja bërthamore
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi tha të mërkurën se Uashingtoni duhet të përmbushë detyrimet e veta në bazë të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha botërore. "Shtetet e Bashkuara kanë disa angazhime të dala nga marrëveshja midis Iranit dhe G 5+1 që duhet të përmbushen", tha z. Kasemi.
"Ligjet kombëtare të vendeve nuk mund të jenë justifikim për t'i shpëtuar parimit të përgjegjësive ndërkombëtare", shtoi ai. Duke dënuar ratifikimin e një projektligji sanksionesh anti-iraniane të paligjshme dhe fyese nga Dhoma Përfaqësuese e SHBA, Kasemi tha se Kongresi amerikan duke imponuar sanksionet jo-nukleare, ka hedhur një sy të verbër mbi marrëveshjen bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit dhe vë në rrezik zbatimin me sukses të marrëveshjes multilaterale ndërkombëtare. Ai iu referua "armiqësisë së gjatë" të Kongresit amerikan kundër Iranit dhe tha: "Irani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen, siç është pranuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) dhe G 5+1. "Pra, ne presim që palët e tjera të marrëveshjes të përmbushin angazhimet e tyre", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII.