Dëmshpërblimi për viktimat e terrorizmit/tjetër skenar i Uashingtonit kundër Iranit
Një gjykatës federal në Amerikën, ditën e premte në kuadër të shërbimeve për regjimin sionist, ka dënuar Republikën Islamike të Iranit me pagimin e dëmshpërblimit prej 209 milion dollarësh. Kjo shumë do tu paguhet familjarëve të një sulmi të sajuar në Bejtul Mukades.
Gjykatësi Christopher R. Cooper, duke akuzuar lëvizjen e rezistencës islamike palestineze Hamas se ka sulmuar një autobus në vitin 2003 në Bejtul Mukades, ka pretenduar se organet e lidhura me Iranin kanë mbështetur këtë veprim. Edhe më herët gjykatësit amerikan kanë marrë vendime të tilla në shërbim të regjimit sionist dhe janë munduar të bllokojnë kapitalet e Republikës Islamike të Iranit në Amerikë dhe në vendet e tjera aleate. Republika Islamike e Iranit për shkak të lëshimit të verdikteve të tilla dhe për shkak të bllokimit të jashtëligjshëm të kapitaleve të saj nga ana e Amerikës, ka ngritur padi kundër këtij vendi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Prej vitit 1984, kur Departamenti Amerikan i Thesarit, Iranin e futi në listën e vendeve mbështetëse të terrorizmit, kjo çështje u kthye në një traditë për Amerikën dhe gjykatësit amerikanë të mbështetur nga qeveria herë pas here kanë nxjerrë verdikte kundër Iranit. Kanali Al Jazeera në një raport të tij shkruan se vazhdimi i sanksioneve të Amerikës kundër Iranit, u ka dhënë pëlqimin dhjetëra familjeve amerikane me marrjen e parave në formë dëmshpërblimi. Ky veprim i Amerikës është krejtësisht i programuar dhe me qëllim të caktuar. Me të tilla veprime Amerika ndjek dy qëllime kryesore.
Së pari: është imponimi i idesë se Irani ka qenë i implikuar në veprimet terroriste dhe në këtë mes Amerika të paraqitet si viktimë e terrorizmit të drejtuar nga ana e Iranit.
Së dyti: Amerika mundohet të krijojë një bashkësi ndërkombëtare për të shtuar sanksionet kundër Iranit me pretekstin e mbështetjes ndaj terrorizmit dhe veprimeve destabilizuese të Iranit.
Paketa e fundit e miratuar nga Kongresi amerikan ndjek pikërisht këtë qëllim pasi ligji është emëruar “ Ligji i përballjes me aktivitetet destabilizuese të Iranit – 2017”. Tashmë lind pyetja se Amerika për kryerjen e të tilla veprimeve, në cilën normativë dhe dispozitë ndërkombëtare bazohet ? Ku bazohet Amerika që akuzon Iranin për mbështetjen e terrorizmit në një kohë kur vetë Amerika është mbështetësja kryesore e grupeve terroriste dhe përgjegjës kryesor për vdekjen e shumë shtetasve amerikanë në ngjarjet terroriste. Amerika duke mbështetur terroristët, ka shkaktuar dëme të shumta dhe të parikuperueshme për Iranin dhe shumë vende të tjera si Iraku dhe Afganistani. Amerika është përgjegjëse për shumë veprime terroriste dhe është ajo që ka krijuar grupet terroriste si ISIS dhe Al Kaida. Ai duke caktuar fonde të veçanta ka mbështetur dhe trajnuar grupet terroriste si MEK, grupi terrorist Rigi dhe Xhundullah dhe ka mbështetur krimet e tyre. Mirëpo shumë gjykata amerikane duke akuzuar pa asnjë bazë Iranin, kanë hapur sofrën e verdikteve të tyre kundër qeverisë së Republikës Islamike të Iranit.