Irani dhe Iraku diskutojnë bashkëpunimin e përbashkët energjetik
(last modified Sun, 30 Jul 2017 18:11:22 GMT )
Korrik 30, 2017 20:11 Europe/Tirane
  • Irani dhe Iraku diskutojnë bashkëpunimin e përbashkët energjetik

Irani dhe Iraku kanë deklaruar një raund të ri diskutimesh për të nxitur bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Diskutimet udhëhiqen nga ministri i naftës i Iranit z. Bizhan Zangane dhe homologu i tij irakian irakian, z. Xhabar Al Luaibi në kryeqytetin iranian Teheran. Në krye të axhendës së takimit të tyre janë zhvillimi i fushave të naftës që ndajnë të dy vendet, duke transferuar naftën bruto të Irakut në rafineritë iraniane dhe duke rikthyer nënproduktet në Irak dhe eksportimi i gazit natyror nga Irani në Basra të Irakut. Sipas kompanisë kombëtare iraniane të naftës, ekzistojnë 23 fusha të përbashkëta hidrokarbure mes Iranit dhe Irakut. Shumica e këtyre fushave, duke përfshirë Azar, Azadegan dhe Jadavaran kanë perspektiva të mëdha.  Të dy vendet po punojnë gjithashtu mbi një plan në bazë të të cilit do të tubohej naftë bruto nga Iraku në rafineritë e Iranit në Tabriz dhe Kermanshah.

 

Tags