Zarif: Irani përkrah stabilitetin në rajon
(last modified Wed, 02 Aug 2017 16:32:42 GMT )
Gusht 02, 2017 18:32 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani përkrah stabilitetin në rajon

Interesat e Iranit janë të qëndrojë në një rajon të fortë e të pavarur nga lojtarët e huaj për krijimin e sigurisë dhe stabilitetit të tij, tha të mërkurën ministri i jashtëm i RII.

"Qëndrimi i ndarë nga fqinjët, asnjëherë nuk ka qenë në mesin e politikave të Iranit, por prioritet ka qenë gjithmonë që të ketë lidhje të mira me vendet fqinje", tha Mohamed Xhevad Zarif. "Nëse fqinjët janë të përgatitur për këtë, në vend që të kërkojnë tensione në rajon, ata me siguri do ta gjejnë Iranin një shoqëri të mirë dhe një vend interesat e të cilit qëndrojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit". Sa i përket projektligjit të ri, Zarif tha se parlamenti i RII është duke u përgatitur të përballet me sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.  Ministria e Punëve të Jashtme e RII mbështet Parlamentin, pohoi ai. "Ka disa opsione dhe masa të tjera, duke përfshirë ato ligjore dhe politike, si dhe ato të Organizatës së Energjisë Atomike dhe të gjitha planet janë planifikuar dhe do të zbatohen siç duhet", tha Ministri i Jashtëm i RII.

 

Tags