Lideri suprem, dekreton me votën e popullit presidentin Ruhani
Me votën e popullit sot lideri suprem i revolucionit islamik, dekretoi z. Hasan Ruhani në postin e presidentit të vendit.
Lideri suprem vuri në dukje se pjesëmarrja e gjerë në votime dhe vota e popullit, është tregues i forcimit të shtetit në Iran dhe theksoi zbatimin e programeve të ekonomisë rezistente. Ajetollah Khamenei në fjalën e tij tha se vëmendja duhet përqendruar në vendosjen e drejtësisë dhe në mbështetje të personave në nevojë, zbatimin e udhëzimeve dhe mësimeve islame, forcimin e unitetit dhe dinjitetit kombëtare dhe përkushtimin në potenciale e larta të vendit për të ngritur sa më lart vlerat dhe parimet e revolucionit islamik. Në ceremoninë e dekretimit ka mbajtur fjalim edhe ministri i brendshëm i RII i cili dha një raport mbi procesin e zgjedhjeve presidenciale. Në bazë të nenit 110 të kushtetutës së RII, pas votimeve për president, Lideri Suprem duhet të bëjë dekretimin e presidentit i cili qëndron në pushtet për një periudhë 4 vjeçare. Hasan Ruhani në zgjedhjet e 12 presidenciale që u mbajtën më 19 maj fitoi me 23 milion vota.