Zarif: BE të luajë rol më me ndikim në çështjet e rajonit
(last modified Sat, 05 Aug 2017 05:55:17 GMT )
Gusht 05, 2017 07:55 Europe/Tirane
  • Zarif: BE të luajë rol më me ndikim në çështjet e rajonit

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të premten në takimin e Karl Heinz Kopoff nënkryetarin e parlamentit austriak bëri thirrje për një rol më efektiv të Bashkimit Evropian në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu theksoi zgjerimin e bashkëpunimit midis Iranit dhe Austrisë në të gjitha fushat, duke përfshirë bashkëpunimin bankar dhe bëri thirrje për vazhdimin e takimeve dhe konsultimeve të zyrtarëve të lartë të të dy vendeve. Nënkryetari i parlamentit austriak gjithashtu iu referua situatës së qëndrueshme të Republikës Islamike të Iranit dhe tha  se investimi në Iran është i sigurt. Të dy palët diskutuan gjithashtu mbi çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare dhe theksuan nevojën për të luftuar grupet terroriste. Karl Heinz Kopoff arriti në Teheran të premten për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Hasan Ruhani presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Ceremonia e betimit të presidentit të 12-të të Republikës Islamike të Iranit do të mbahet të sot pasdite me praninë e zyrtarëve kombëtarë dhe ushtarakë iranianë dhe zyrtarëve të lartë nga më shumë se 90 vende të botës në sallën publike të parlamentit Islamik të Iranit. Sipas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Iranit që u mbajtën më 19 maj 2017 në Iran dhe 102 vende të botës, Hasan Ruhani, fitoi me më shumë se 23 milionë vota dhe përsëri u zgjodh president i Iranit. Pjesëmarrja e iranianëve në këtë raund zgjedhjesh ishte e pashembullt. Për shkak të pjesëmarrjes masive të miliona votuesve, zgjedhjet në Iran u shtynë katër herë.

Tags