Kasemi: Mesazhi i Iranit për botën është paqja, miqësia dhe siguria
(last modified Sat, 05 Aug 2017 05:55:48 GMT )
Gusht 05, 2017 07:55 Europe/Tirane
  • Kasemi: Mesazhi i Iranit për botën është paqja, miqësia dhe siguria

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke iu referuar pranisë së delegacioneve nga 92 vende të botës për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, tha se mesazhi i Teheranit për botën është  paqe, miqësi, siguri, zhvillim dhe prosperitet për njerëzit e botës.

Ceremonia e betimit të presidentit të 12-të iranian do të mbahet sot (e shtunë) në Sallën e Asamblesë Kombëtare Islamike të Iranit ( parlamenti), në prani të zyrtarëve vendas dhe ushtarakë iranianë dhe zyrtarë të lartë nga 92 vende të botës. Hasan Ruhani në zgjedhjet e 12-të presidenciale iraniane më 19 maj 2017 fitoi mbi 23 milionë vota. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Behram Kasemi i tha agjencisë së lajmeve Fars se ardhja e delegacioneve nga 92 vende dhe 9 organizata ndërkombëtare dhe rajonale në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Hasan Ruhani tregon bashkëveprimin pozitiv të Iranit dhe botës në situatën aktuale në rajon dhe shtoi se: "Irani do të japë një përgjigje miqësore për të gjithë ata që tregojnë vullnet të mirë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke iu referuar përpjekjeve të viteve të fundit të boshtit arrogant për të izoluar Iranin dhe shtuar iranofobinë, deklaroi se prania e këtij numri të madh delegacionesh për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit tregon se përpjekjet e tyre kanë dështuar për shkak të akuzave të rreme dhe për shkak të këndvështrimit real të bashkësisë ndërkombëtare kundrejt pozitës aktuale të Iranit në rajon dhe në botë.

Tags