Diskutimet e Mogherinit mbi marrëveshjen bërthamore në Teheran
(last modified Sun, 06 Aug 2017 05:08:21 GMT )
Gusht 06, 2017 07:08 Europe/Tirane
  • Diskutimet e Mogherinit mbi marrëveshjen bërthamore në Teheran

Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane në kuadër të ceremonisë së betimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, z Hasan Ruhani, u takua me të dhe me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif me të cilët diskutoi për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Në takim me shefen e diplomacisë evropiane, presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se  veprimtaria e Uashingtonit në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe të zotimeve të tij, është bërë burim shqetësimi për të gjitha palët dhe shtoi se shkelja e vazhdueshme e marrëveshjes bërthamore nga ana e qeverisë amerikane dhe vendosja e sanksioneve të reja kundër Iranit, ushtron ndikim negativ mbi opinionin publik në Iran dhe mund të dëmtojë rëndë procesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Përpara kësaj edhe Zarif në takim me Federika Mogherini ka thënë se qeveria e re amerikane mundohet që Irani të mos përfitojë nga marrëveshja bërthamore dhe vazhdimisht shkel zotimet e saj në këtë marrëveshje. Presidenti iranian dr. Hasan Ruhani ka paralajmëruar se shkeljet e përsëritura të marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe grupit 5+1, do të kishin një ndikim shkatërrues në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Shkeljet e përsëritura të angazhimeve nga qeveria amerikane dhe masa e saj për të imponuar sanksione të reja ndaj Iranit kanë ndikuar negativisht në opinionin publik të Irani", tha Ruhani në një takim me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini në Teheran të shtunën. "Ata mund të jenë shkatërrues të marrëveshjes bërthamore", shtoi z. Ruhani. Ai theksoi se parlamenti iranian me siguri do të kalojë legjislacionin për të reaguar ndaj masave të reja të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se marrëveshja bërthamore luajti një rol udhëheqës në promovimin e stabilitetit rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të Iranit me vendet e botës dhe shtoi se të gjitha palët duhet të mbajnë një përgjegjësi të madhe për të mbrojtur këtë marrëveshje. "Republika Islamike e Iranit ka mbetur gjithmonë e angazhuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe do të përmbushë angazhimet e saj për sa kohë që pala tjetër nuk e shkel atë", tha Ruhani. Mogherini, nga ana e saj, tha se të gjitha palët negociuese të marrëveshjes bërthamore dhe bashkësia ndërkombëtare janë të detyruar të bëjnë përpjekje për të zbatuar plotësisht dhe në mënyrë të duhur marrëveshjen, duke theksuar se marrëveshja nuk i përket vetëm njëra palës. Ajo shtoi se marrëveshja bërthamore ka pasur rezultate shumë të mira për Iranin dhe BE dhe tha se blloku kërkon të hartojë një plan gjithëpërfshirës për të zbatuar plotësisht marrëveshjen. Irani me vullnet të mirë dhe të sinqertë ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kjo është konfirmuar nga ANEA. Autoritetet iraniane shpeshherë kanë vënë në dukje se nuk do të lejojnë që Amerika të shfrytëzojë momente për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore dhe për këtë Teherani e konsideron të domosdoshëm bashkëpunimin inteligjent dhe konstruktiv me BE. Megjithatë sjellja e fundit e vendeve evropiane si Anglia, Franca dhe Gjermania të cilët kanë shoqëruar Amerikën në planin e pretenduar për shkeljen e marrëveshjes bërthamore me testimin e transportuesit satelitor iranian Simorg, bie ndesh me qëndrimet e deklaruara nga Mogherini në takimet e saj me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, ku ajo shprehu mbështetjen e BE për marrëveshjen bërthamore. Lëshimi i transmetuesit satelitor Simorg nuk bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB, por megjithatë vendet e lartpërmendura së bashku me Amerikën kanë dalë me një deklaratë përbashkët kundër Iranit.

 


 

Tags